Miratohet kalendari i shpenzimeve publike

TIRANË, 6 shkurt /ATSH/- Këshilli i Ministrave miratoi sot kalendarin e menaxhmit të shpenzimeve publike për vitin 2019

Në mbështetje të ligjit “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave, miratoi kalendarit të menaxhimit të shpenzimeve publike për vitin 2019.

Ngarkohet Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Departamenti i Zhvillimit dhe Mirëqeverisjes në Kryeministri si dhe të gjitha njësitë e qeverisjes së përgjithshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2019.e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.