FOKUS – Vietnami si tokë kompromisesh Trump-Kim Jong Un

HANOI, 6 shkurt  /ATSH-AFP/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka zgjedhur Vietnamin si vendin e takimit me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ku do të bisedohet mbi çështjen e denuklearizimit.

Vietnami është një vend simbolik për Korenë e Veriut për shkak të ndarjes së tij të dikurshme në jug dhe veri, ashtu si Koreja sot.

Uashintoni shpreson se lideri koreano-verior do të frymëzohet nga transformimi ekonomik që ka kryer Vietnami.

Në vitin 1986, Vietnami ka futur në praktikë politikën e ashtuquajtur të rilindjes duke përqafuar më pas sistemin kapitalist, por pa u shkëputur nga sistemi komunist i qeverisjes.

Ky takim gjithashtu ka për qëllim përforcimin e statusit të Vietnamit në tregun ndërkombëtar dhe tërheqjen e turistëve./ /xhm/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.