Durrës – Rreth 54 mijë pasagjerë udhëtuan me tragete në janar 2019

TIRANË, 6 shkurt/ATSH/ – Gjatë muajit janar të këtij viti 53.705 pasagjerë dhe 10.853 autovetura kanë preferuar të lëvizin me tragetet e linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona e kthim.

Nga të dhënat statistikore të Autoritetit Portual Durrës mësohet se në muajin që lamë pas tragetet kanë kryer 83 lundrime vajtje-ardhje, duke transportuar njëkohësisht edhe 62.786 tonë mallra.

Mësohet gjithashtu se në muajin e parë të vitit, 5429 kamionë dhe trajlera kanë shfrytëzuar tragetet për transportin e mallrave të import-eksportit./k.s//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.