ANKARA – Turqia kritikon Macron lidhur me qëndrimin për armenët

ANKARA, 6 shkurt /ATSH-AFP/ – Turqia kritikoi ashpër deklaratën e presidentit francez, Emmanuel Macron për të vendosur datën 24 prill si Ditën e Memories së gjenocidit armen.

Ibrahim Kalin, zëdhënësi i presidentit turk, Erdogan deklaroi se Turqia i refuzon përpjekjet e presidentit Macron, i cili i njeh problematikat e çështjes.

Gjithashtu ai shtoi se “akuzat për të ashtuquajturin gjenocid armen janë një gënjeshtër politike në kundërshtim me realitetet historike dhe pa bazë ligjore”.

Rreth 1,2 milionë armenë u vranë në mënyrë sistematike nga Perandoria Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore.

Ndërkohë, presidenti francez ka theksuar se do të ketë një dialog të veçantë me homologun turk Recep Erdogan për të diskutuar mbi mosmarrëveshjet e supozuara dhe veçanërisht mbi liritë fondamentale në Turqi, gjenocidin dhe të drejtat e njeriut në Turqi.

Ai hodhi poshtë çdo mundësi për prishjen e marrëdhënieve me Ankaranë duke thënë se “dialogu me Turqinë është thelbësor”./ /xhm/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.