Tatimi 5% i bizneseve, përfitojnë 11450 subjekte

TIRANË, 5 shkurt/ATSH/ – Nga ndryshimet në paketën fiskale për tatimin vetëm me 5% të bizneseve me xhiro deri në 140 mijë dollarë në vit, përfitojnë jo pak, por 11450 subjekte.

Zëdhënësja e qeverisë, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në konferencën javore për shtyp deklaroi se se “ndryshimet në paketën fiskale në tërësi, edhe pse nuk mund të kalkulojmë xhiron për muajin janar 2019, pasi nuk është bërë ende deklarimi i biznesit që bëhet në mars, por ne parashohim një rritje të ndjeshme”.

“Kundër futja e bizneseve deri në 140 mijë dollarë xhiro në vit në kategorinë e tatueshme vetëm me 5% do të sjellë më shumë formalizim, më shumë punësim gjatë këtij viti”, tha Spiropali.

Spiropali u shpreh se “ashtu siç dëshmuam me paketën fiskale jemi të vendosur të thellojmë politikat për biznesin e vogël, të mesëm, e të ndershëm që gjenerojnë ekonomi dhe punësim për pjesën më të madhe të shqiptarëve”./k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.