Parashikimi i motit, 5 shkurt 2019

TIRANE, 5 shkurt/ATSH/- Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti sot do të jetë kryesisht i kthjellët me alternime vranësirash kalimtare me këto të fundit më të theksuara në relievet malore në lindje.

Parashikohen mjegull/mjegullinë lokale në orët e mëngjesit pranë zonave luginore.

Era do të fryjë nga Juglindje-Verilindje me shpejtësi 2-15 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare kryesisht në orët e mbrëmjes era me forcim deri në 25m/s, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 1-3 në detet Adriatik e Jon me lartësi vale 0.8-1.5 metër.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 6/17 Diell re
Kukës 4/10  Diell re
Lezhë 8/18  Diell re
Dibër 2/10   Diell re
Durrës 9/21  Diell re
Tiranë 8/20  Diell re
Elbasan 7/23  Diell re
Berat 17/21  Diell re
Vlorë 10/20  Diell re
Korcë 5/12  Diell re
Gjirokastër 7/22  Diell re
Sarandë 9/23  Diell re

 /a.g/

      

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.