MJEKËSI – Statinat reduktojnë rrezikun kardiovaskular edhe te të moshuarit

SIDNEJ, 5 shkurt /ATSH-ANSA/ – Statinat, ilaçet më të famshme kundër kolesterolit,  zvogëlojnë rrezikun kardiovaskular edhe pas moshës 75 vjeç dhe për këtë arsye duhet të merren nga të moshuarit, thuhet në një studim të botuar nga revista ”Lancet”.

Për studim janë shqyrtuar rezultatet e 28 rasteve klinike, në një kampion prej 187 000 pacientësh, nga  të cilët pothuajse 15 000 mbi moshën 75-vjeçare.

Për çdo rast të mjekimit të “kolesterolit të keq” me statinë, rreziku i ngjarjeve të rënda vaskulare u ul me rreth një të pestën për të gjitha moshat, dhe për ata që në mënyrë specifike kanë pasur probleme koronare, u ul me 25%.

Për iktuset dhe për ndërhyrjet e futjes së stendave apo bay-paseve koronare rreziku qëndron i njëjtë për të gjitha moshat.

“Statinat janë një ilaç i dobishëm dhe arrijnë të zvogëlojnë rrezikun e sulmeve në zemër dhe iktuseve edhe te pacientët e moshuar’’, theksuan studiuesit./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.