Lleshaj: Rasti i minorenes së dhunuar është trajtuar menjëherë nga Policia

TIRANË, 5 shkurt/ATSH/ – Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj ka reaguar për rastin e minorenes së dhunuar në qytetin e Kavajës, duke theksuar se rasti i saj është trajtuar me precedencë nga ana e Policisë së Shtetit.

“S’ka më fjalë shqipe për monstrën që nuk njeh asnjë cak dhe ndot çdo gjë me gjuhën e tij! Rasti fatkeq i minorenes së dhunuar është trajtuar menjëherë dhe drejt nga Policia e Shtetit.T ë tjerat janë poshtërsi. Ky e ata që bëjnë politikë apo audiencë me viktimën, meritojnë vetëm neveri”, theksoi Lleshaj./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.