Haradinaj: BE-së i ka humbur rruga në oborr

PRISHTINË, 5 shkurt/ATSH/- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj shprehet se deklarata e zëdhënëses së BE-së, Maja Kocijancic për mediet serbe se Trepça duhet të jetë pjesë e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, cenon sovranitetin e Kosovës.

Haradinaj thekson se ‘BE-së i ka humbur rruga në oborr’.

“Trepça nuk është çështje e hapur mes Kosovës dhe Serbisë dhe në asnjë moment populli i Kosovës dhe institucionet e saj nuk do të lejojnë krijimin e temave false që kanë qartazi qëllim ndarjen e Kosovës”, deklaron Haradinaj.

Reagimi i BE-së kundër miratimit të Statutit të Trepçës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës është dëshmi se BE-së i ka humbur rruga në oborr. Deklarata e zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Kocijancic, dhënë mediave serbe, se Trepça duhet të jetë pjesë e Dialogut është qëndrim i paprecedent, i papranueshëm dhe, si i tillë cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës. Trepça nuk është çështje e hapur mes Kosovës dhe Serbisë dhe në asnjë moment populli i Kosovës dhe institucionet e saj nuk do të lejojnë krijimin e temave false që kanë qartazi qëllim ndarjen e Kosovës”, thekson Haradinaj./kosovapress/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.