FRANCË – Sindikatat dhe jelekverdhët në grevë kombëtare

PARIS, 5 shkurt /ATSH-AFP/ – Sindikata franceze, CGT, në një marrëveshje të mundshme me jelekverdhët dhe disa parti të djathta, organizon këtë të martë një protestë kombëtare për të kërkuar paga më të larta, drejtësi fiskale dhe lirinë për të marrë pjesë në tubime.

Sekretari i përgjithshëm i Konfederatës së Punës, Philippe Martinez siguroi se rreth 30 qarqe do të marrin pjesë në këtë manifestim.

Greva nisi natën e ditës së hënë në një supermarket në periferi, ku rreth 300 jelekverdhë kanë bllokuar një nga rrugët kryesore.

Manifestimet janë planifikuar  të fokusohen kryesisht në transportin publik hekurudhor parizian dhe atë kombëtar.

Këtë proteste e kanë mbështetur sindikata të ndryshme, gjithashtu edhe parti të ekstremeve të majta dhe të djathta./ /xhm/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.