BRUKSEL – BE akordon pesë milionë euro për Venezuelën

BRUKSEL, 5 shkurt /ATSH-ANSA/ – Komisioni Europian ka akorduar pesë milionë euro, si ndihmë humanitare për prekurit nga kriza serioze social-ekonomike në Venezuelë, njoftoi zëdhënësi i ekzekutivit të BE, Margaritis Schinas.

Kjo shumë u shtohet 34 milionë eurove të akorduara Venezuelës në vitin 2018.

Për të lehtësuar asistencën në terren, BE synon gjithashtu të hapë një zyrë humanitare në Karakas.

Shumë prej vendeve të BE kanë njohur zyrtarisht si president të përkohshëm Juan Guaidó, pas skadimit të ultimatumit të BE ndaj Maduro për zhvillim të zgjedhjeve të parakohshme presidenciale./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.