BELGJIKË – Pas polemikash jep dorëheqjen ministrja e Mjedisit, Joke Schauvliege

BRUKSEL, 5 shkurt /ATSH-AFP/ – Ministrja belge e Mjedisit dha sot dorëheqjen pas polemikave të krijuara nga deklaratat e saj ku linte të kuptohej se nismat e të rinjve për klimën, fenomin shoqëror në këtë fillim viti të 2019, lidhej me një veprim politik të organizuar.

Joke Schauvliege, kristian-demokratja 48 vjeçe dha dorëheqjen e përlotur në një konferencë shtypi të mbajtur sot pasdite, sipas pamjeve të ritransmetuara nga mediat belge.

Ajo pranoi më herët se kishte gënjyer duke konfirmuar se i kishte siguruar informacionet edhe nga shërbimi sekret civil belg (një nga shërbimet sekrete belge) se këto hapa nuk ishin të rastësishëm. Ajo kërkoi ndjesë, pa mundur të shuante polemikën.

‘’Mbeten çështje të rëndësishme në tyezë. Është e drejtë që unë të jap dorëheqjen dhe politika klimatike të vijojë pa dashur që figura ime të kompromentohet’’, përfundon ish-ministrja./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.