VENEZUELË – Guaido akuzon Maduron se po kërkon të transferojë 1,2 miliardë dollarë drejt Uruguajit

KARAKAS, 4 shkurt /ATSH-AFP/ – Opozitari venezuelas, Juan Guaido i cili është vetëshpallur president i përkohshëm akuzoi sot kreun e shtetit, Nicolas Maduro se po kërkon të transferojë 1,2 miliardë dollarë drejt Uruguajit duke i kërkuar këtij shteti të mos marrë pjesë në këtë “hold-up” (grabitje).

”Ata po përpiqen të transferojnë para nga BANDES (Banka e Zhvillimit të Venezuelës) drejt një prej degëve të saj në Uruguaj. I bëj thirrje Uruguajit të mos bjerë dakort me këtë hold-up, bëhet fjalë për 1 deri në 1,2 miliardë dollarë’’, deklaroi Juan Guaido.

BANDES, Banka e Zhvillimit Ekonomik dhe social të Venezuelës zotëron disa degë në Uruguaj.

I kontaktuar nga media, institucioni bankar nuk ka dhënë asnjë koment. / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.