“Unaza e Madhe”/ Spiropali: Presidenca e ngjashme me simotrën PD dhe sigruan LSI

TIRANË, 4 shkurt/ATSH/ – Zëdhënësja e Qeverisë, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar lidhur me deklaratat e Presidentit për projektin e “Unazën e Madhe”.

“Jo veç në mllef dhe në dëshirën për rrëmujë, po edhe në zëdhënie Presidenca është e ngjashme si pikat e ujit me simotrën PD dhe sigruan LSI! Po çarçafët e katranit me bojë i ka më të gjatë dhe padurimin për protestë më të dukshëm. Ah po, edhe dështimin e radhës njësoj do ta vuajnë”, shprehet Spiropali. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.