Soreca, apel prokurorëve: Aplikoni për SPAK, jepni kontributin tuaj

TIRANË, 4 shkurt/ATSH-A.Fortuzi/ – Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, u bëri thirrje sërish prokurorëve të marrin pjesë në garën për t’u bërë pjesë e Prokurorisë Speciale (SPAK). Gara e çelur një muaj më parë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbyllet më datë 7 shkurt.

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Soreca u bën apel prokurorëve të japin kontributin e tyre te ky organ i ri i Drejtësisë, që vjen në kuadër të Reformës në Drejtësi dhe si detyrë do të ketë pikërisht hetimin e zyrtarëve të lartë në vend.

“U bëjmë thirrje prokurorëve të aplikojnë para datës 7 shkurt për t’u bërë anëtarë të SPAK. Kohë e rëndësishme për të dhënë kontributin tuaj themelor në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të jepni drejtësi për gjithë shqiptarët. BE-ja është përkrah jush”, tha Soreca. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.