NJU JORK – Trump: Pa mur nuk ka siguri

NJU JORK, 4 shkurt /ATSH-ANSA/ – Me karvanët që kalojnë përmes Meksikës për të mbërritur në vendin tonë, republikanët duhet të jenë të gatshëm të bëjnë atë që është e nevojshme për sigurinë në kufi, murin, theksoi presidenti i SHBA, Donald Trump.

‘’Demokratët nuk bëjnë asgjë. Nëse nuk ka mur, atëherë nuk ka siguri për pengimin e trafikimit të qenieve njerëzore, drogës dhe kriminelëve”, shtoi ai.

‘’Pentagoni do të dërgojë edhe 3 750 ushtarë në kufirin meksikan dhe këto  trupa do të ndihmojnë autoritetet në kufi’’, thekson ndërkohë CNN./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.