BELGJIKË – BE-ja pesimiste pas vizitës së deputetëve britanikë për Brexit

BRUKSEL, 4 shkurt /ATSH-AFP/ – Bashkimi Europian e sheh të arsyeshme për tu përgatitur për një Brexit pa marrëveshje, u shpreh sot një nga zyrtarët më të lartë të Komisionit Europian pas një takimi të cilësuar aspak bindës me një delegacion të deputetëve britanikë në Bruksel.

Përfaqësues të Dhomës së Komuneve ndodhen sot në Bruksel për të shqyrtuar me ekzekutivin europian, rrugë për të dalë nga ngërçi aktual pas kundërshtimit nga Parlamenti britanik të marrëveshjes së tërheqjes së negociuar me BE-në nga kryeministrja e tyre Theresa May.

”Takimi konfirmoi se BE-ja i ndërmori përgatitjet për një Brexit pa marrëveshje’’, shprehej në ”Twitter’’ sekretari i përgjithshëm i Komisionit, Martin Selmayr.

Pas këtij takimi që zgjati prej më shumë se një orë e gjysmë, zyrtarët britanikë lanë të kuptohet se May mund të jetë në gjendje për të siguruar një dritë jeshile nga parlamenti i saj për një marrëveshje të divorcit nëse BE-ja pranonte ndryshime ‘’ligjërisht detyruese’’ të tekstit aktual./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.