BE: Kryeministri çek rrezikon të jetë objekt i një hetimi për konflikt interesi

PRAGË, 4 shkurt /ATSH-AFP/ – Kryeministri çek, milioneri Andrej Babis rrezikon së shpejti të renditet i pari politikan europian objekt i një hetimi të ri europian për konflikt interesi.

Numri dy në listën e çekëve më të pasur, Babis dyshohet të jetë ende pronari i konglomeratit ‘’Agrofert’’, i pranishëm në industrinë kimike, ushqimore dhe media, i cili i ka transferuar zyrtarisht fonde të mirëbesimit për të qenë në përputhje me ligjin.

Një procedurë, e ndërmarrë vitin e kaluar nga organizata antikorrupsion ‘’Transparency International’’ dhe një parti e opozitës Partia Pirate ka rihapur akuzat për konflikt interesi ndaj tij.

“Agrofert’’ merr fonde europiane, fonde çeke dhe merr pjesë në tendera publike’’, pohoi për median David Ondracka, kreu i degës çeke të ‘’Transparency International’’. Babis është në konflikt interesi në të gjitha këto veprime, të cilat duhet të pezullohen të gjitha’’, shtoi ai./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.