25.395 standarde të BE-së zbatohen edhe në Shqipëri

TIRANË, 4 shkurt /ATSH/- 25.395 standarde të Bashkimit Europian tashmë zbatohen edhe në Shqipëri. Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit, thotë se vit pas viti, ka rritur numrin e adoptimit të standardeve ndërkombëtare duke zëvendësuar ato shqiptare me tregues dhe parametra bashkëkohorë që përmirësojnë mjedisin konkurrues dhe rrisin përfitimin nga produktet “Made in Albania”.

Vetëm gjatë vitit 2018, u adoptuan 2604 standarde. DPS citon në raportin vjetor se 1096 standarde të adoptuara në Shqipëri janë të publikuara nga CEN (Komiteti Europian për Standardizimin), 488 të tjera nga CENELEC (Komiteti Europian për Standardizimin në Fushën e Elektroteknikës) rreth 400 nga ETSI (Instituti Europian i Standardizimit në fushën e Telekomunikacionit), ndërsa 620 standarde të adoptuara si standard shqiptare janë standarde ndërkombëtare të ISO (Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin) e IEC (Komisioni Ndërkombëtar për Standardizimin në fushën e Elektroteknikës). /e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.