TEKNOLOGJI – NYT: FB integron Messenger, WhatsApp dhe Instagram

NJU JORK, 3 shkurt /ATSH-ANSA/- Kompania Facebook është e përkushtuar për integrimin e aplikacioneve Messenger, WhatsApp dhe Instagram, shumë të popullarizuara në mesin e të rinjve.

”The New York Times” thekson janë katër persona që po punojnë për realizimin e këtij projekti.

Zuckerberg gjithmonë ka premtuar se nuk dëshiron të mbivendosë shërbimet që zotëron, por këtë gjë duhet ta bëjë këtë për arsye biznesi pasi të gjitha këto aplikacione po rriten më shumë se platforma mëmë.

FB pas disa ditëve feston 15 vjetorin e krijimit.

FB, që ka më shumë se dy miliardë përdorues në mbarë botën, filloi aktivitetin në shkurt të vitit 2004, por simpatia e përdoruesve u dobësua pas skandalit Cambridge Analytica, dhe shumë të rinj preferojnë aplikacione të tjera.

Istagrami u ble nga FB në vitin 2012 për një miliard dollarë, ndërsa aplikacioni WhatsApp në 2014 për 14 miliardë dollarë./ /os/ a.jor.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.