MJEKËSI – Vaksinimi arma e parë kundër tetanozit

ROMË, 3 shkurt /ATSH-ANSA/ – Tetanozi nuk është sëmundje ngjitëse akute, e shkaktuar nga bakteri Clostridium tetani dhe parandalimi i tij është i bazuar në vaksinimin, i planifikuar për të gjitha të sapolindur.

Por, ka shumë pyetje që prindërit ngrenë mbi këtë sëmundje.

Këto janë këshillat e ekspertëve të Shoqatës Italiane të Pediatrisë (SIP):

Sëmundja

Tetanozi prodhon një toksinë që arrin me anë të gjakut dhe sistemit limfatik sistemit nervor qendror duke ndërhyrë me lirimin e neurotransmetitorëve që rregullojnë muskujt, kontraktimet e shkaktuara dhe spazma të përhapura. Në shumicën e rasteve, periudha e inkubacionit ndryshon nga tre në 21 ditë. Ekzistojnë disa forma të tetanozit: të gjeneralizuar,  të lokalizuar, cefalik dhe neonatal.

Vaksinimi

Që nga viti 1963, vaksinimi është planifikuar për të gjitha të sapolindur dhe për mbi 20 vjet është vaksinuar më shumë se 90% të fëmijëve. Aktualisht, tetanozi prek kryesisht të moshuarit e pavaksinuar ose të vaksinuar në mënyrë joadekuate.

 Ndryshku është shkaku i tetanozitit?

Nuk është ndryshku që shkakton tetanozin. Mund të jetë kështu vetëm nëse pika të ndryshkut kanë qenë të kontaminuara me fecet e kafshëve të cilat mbajnë bakteret në zorrët e tyre (bagëti, kuaj, dele). Ndryshku është vetëm tregues i qëndrueshmërisë së gjatë të objektit metalik në mjedis dhe, për rrjedhojë, i rrezikut të ndotjes.

Çfarë të bëjmë në rast të lëkurës së dëmtuar?

Zakonisht plagë sipërfaqësore, nëse dezinfektohen siç duhet, nuk paraqesin rrezik për tetanozin sepse sporet të cilat janë shkaku i sëmundjes kanë nevojë për një mjedis pa oksigjen dhe kjo gjendje mund të ndodhë vetëm nëse plaga është i thellë ose nekrotike.

Ky kusht i fundit, megjithatë, mund të ju verë në rrezik të tetanozit kontraktues, në këtë rast të kontaktoni mjekun tuaj menjëherë ose të shkoni në urgjencë.

Reagimet më të zakonshme negative në vaksinën e tetanozit

Reaksionet anësore të vaksinës së  tetanozit që ndodhin më së shpeshti janë zakonisht të lehta dhe përfshijnë enjtjen dhe skuqjen në vendin që përdoret injeksioni, e cila zhduket brenda dy ose tre ditë në 25% të rasteve.

Më rrallë (në rreth 3% të rasteve) mund të ndodhin reagime më të gjera dhe të dhimbshme lokale që ndodhin duke filluar nga 2-8 orë pas injektimit dhe që raportohen zakonisht tek të rriturit.

Reaksionet e përgjithshme të tilla si ethet shfaqen rrallë./    /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.