MJEDIS – Pluhuri i gomave dhe frenave ndot njësoj si shkarkimet e gazrave

200

ROMË, 3 shkurt /ATSH-ANSA/ – Pluhuri mikroskopik i gjeneruar nga konsumi i gomave dhe frenave në asfalt është përgjegjës për ndotjen njësoj si shkarkimet e gazrave tek automjetet.

Pluhuri që gomat lënë në rrugë është po aq i dëmshëm, pasi ai përmban një përzierje të kimikateve toksike dhe kancerogjene, të cilat mund të shkaktojnë sëmundje kardiovaskulare dhe respiratore në zonat me trafik të rënduar, sidomos te fëmijët dhe te të moshuarit, të cilët janë popullsia më e rrezikuar.

Larja e asfaltit më shpesh mund të jetë një propozim për të reduktuar këtë faktor ndotjeje, për fat të keq pak i njohur dhe kryesisht i nënvlerësuar, sipas një rishikimi të fundit të 99 studimeve ndërkombëtare, të publikuara në Buletinin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Pluhuri që çlirohet nga gomat dhe frenat dhe qëndrimi i tij në sipërfaqen e rrugës përbën rreth gjysmën e ndotjes nga trafiku i makinave./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.