Albert Mullai emërohet komandant i Forcave Tokësore të Ushtrisë

TIRANË, 3 shkurt /ATSH/ – Albert Mullai nga dita e sotme do të jetë në pozicionin e komandantit të Forcave Tokësore të Ushtrisë së Shqipërisë.

“Forca Tokësore ka prej ditës së sotme komandantin e ri”! Gradimi si gjeneral brigade i komandant Albert Mullait dhe emërimi i tij në krye të Forcës Tokësore, janë shembulli më i mirë se puna e palodhur dhe profesionalizmi gjithmonë shpërblehen”, thekson ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Gjithashtu ministrja shpreh mirënjohje të sinqertë edhe për Nazmi Cahanin,  gjeneralmajorin i cili mbante prej tre vitesh këtë detyrë me profesionalizm dhe përkushtim, në drejtimin e njësisë më të madhe të Forcave tona të Armatosura, tashmë e certifikuar edhe nga NATO. /o.l/e.caushi/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.