Ulja e kredisë me probleme, trendi pozitiv i ekonomisë

TIRANË, 2 shkurt /ATSH/-Rritja e Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) dhe ulja e nivelit të Kredive me Probleme (NKP) janë dy tregues kryesorë të trendit pozitiv që ndjek ekonomia në Shqipëri.

Një botim shkencor nga Departamenti i të rejave shkencore në Bankën e Shqipërisë, vëren se në ekonominë shqiptare, këta dy tregues kanë një korrelacion të kundërt veçanërisht vitet e fundit.

Në këtë material synohet investigimi i impaktit të faktorëve ekonomikë si PBB-ja,
kursi i këmbimit dhe normat e interesit, si dhe i ngërçeve (friksioneve) financiare, që
ndikojnë nëpërmjet bilanceve (shëndetit) të huamarrësve, në prirjet për ulejn e kredive me
probleme. e.xh/j.p/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.