Parashikimi i motit, e shtunë, 2 shkurt 2019

TIRANË, 2 shkurt /ATSH/ – Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellimesh në të gjithë vendin.

Mjegull e mjegullinë lokale në orët e mëngjesit. Era do të fryjë nga Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi 2-20 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare do të ketë erë me intensitet dhe rrahje deri në 30 m/s, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 4-5 ballë në detet Adriatik e Jon me lartësi vale 2.8-3.8 metra.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 8/16 diell re
Kukës 7/16   diell re
Lezhë 9/18   diell re
Dibër 3/14   diell re
Durrës 11/20   diell re
Tiranë 10/20   diell re
Elbasan 9/18   diell re
Berat 8/21   diell re
Vlorë 10/22   diell re
Kor♪5ë 4/14   diell re
Gjirokastër 7/17   diell re
Sarandë 12/21  diell re

/e.malaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.