MJEDIS – Industria gjermane e makinave në dyshim mbi ndikimin e emetimeve të naftës

BERLIN, 2 shkurt /ATSH-DPA/ – Përpjekjet gjermane për të rregulluar emetimet e makinave kanë kënaqur ambientalistët, por kanë rritur panikun në industrinë e prodhimit të tyre.

“Është pozitiv fakti që ky debat intensiv po zhvillohet në Gjermani dhe ai duhet të bazohet në studime serioze shkencore”, theksoi Bernhard Mattes, shef i Shoqatës Gjermane të Motoristëve të Industrisë (VDA), për gazetën ”Handelsblatt”.

”Rregulloret nuk mund të funksionojnë siç duhet nëse ligjet themelore nuk vihen në diskutim’’, tha ai.

Standardet e oksidit të azotit përdoren në disa qytete gjermane si një justifikim për ndalimin e automjeteve me naftë në interes të përmirësimit të cilësisë së ajrit.

Ky vendim po ndikon në industrinë automobilistike gjermane./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.