E mahnitshme, Kosova kalon grupin

PRISHTINË, 2 shkurt /ATSH/ Përfaqësuesja e Kosovës në futsal ka kaluar grupin në fazën e parë kualifikuese për kampionatit Botëror të futsallit.

Kosova me dy fitore të arritura, ndaj Norvegjisë me rezultat 5-1, dhe Andorrës me rezultat 5-3, ka arritur të kualifikohet për në fazën e dytë kualifikuese drejt Kampionatit Botëror.

Kosova përpos këtyre dy fitoreve, ka pësuar edhe një humbje në ndeshjen e parë ku u mposhtë nga Bjellorusia në ndeshjen e parë. /KosovaPress/ j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.