BRUKSEL – Përgatitet aderimi i Maqedonisë së Veriut në NATO

BRUKSEL, 2 shkurt /ATSH-AFP/ – Të 29 vendet anëtare të NATO-s do të nënshkruajnë të mërkurën në Bruksel protokollin e aderimit të Maqedonisë së Veriut në Aleancën e Atlantikut, ku ajo do të bëhet anëtari i 30-të, falë marrëveshjes së arritur me Greqinë në lidhje me emrin e saj, njoftoi sot NATO-ja.

“Më 6 shkurt, ne do të shkruajmë historinë”, përshëndeti sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Ceremonia do të zhvillohet në selinë e NATO-s, në prani të ministrit maqedonas të Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov”, theksohet në këtë komunikatë.

Vetëm pasi ky protokoll të ratifikohet nga çdo vend anëtar i NATO-s, shpesh herë nëpërmjet një procedure parlamentare, që Maqedonia e Veriut do të arrijë të bëhet një anëtar me të drejta të plota i NATO-s, theksoi një përgjegjës i kësaj organizate. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.