ZVICËR – OKB kërkon akses humanitar në lindje të Sirisë

GJENEVË, 1 shkurt /ATSH-AFP/ – OKB-ja kërkoi sot akses humanitar në lindje të Sirisë për t’i ardhur në ndihmë të zhvendosurve, të cilët po largohen nga enklava e Hajine, bastioni i fundit i grupit të Shtetit Islamik (ISIS) në provincën e Deir Ezzor.

‘’Dy javë më parë, aktorët humanitarë i kërkuan bashkërisht forcave që kontrollojnë zonën, më konkretisht Forcave demokratike siriane (FDS) të mbështetura nga Uashingtoni për të përcaktuar një zonë tranzit për korridorin e Al-Hol  derisa t’u ofrohet ndihmë jetësore këtyre personave’’, deklaroi një zëdhënës i Komisariatit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR), Andrej Mahecic.

‘’Por, kërkesa mbetet ende pa përgjigje’’, u shpreh ai me keqardhje.

Me mbështetjen e një koalicioni ndërkombëtar të drejtuar nga Uashingtoni, luftëtarët kurdë dhe arabë të FDS-së nisën në shtator një ofensivë kundër bastionit të fundit të ISIS-it në lindje të vendit./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.