TURQI – Operacion i gjerë kundër pikave të paligjshme të basteve

ANKARA, 1 shkurt /ATSH-AFP/ – Autoritetet turke nisën sot një operacion të gjerë kundër pikave të paligjshme të basteve online, kryesisht për ndeshjet e futbollit, duke lëshuar mandatarreste ndaj 400 personave, sipas policisë së Stambollit.

Policia bëri të ditur në një komunikatë për shtyp se nga 394 mandatarrestet e lëshuara, rreth 207 janë vetëm në Stamboll. Njësia kundër krimit në internet po kryen kontrolle në 40 provinca në të gjithë Turqinë.

Forcat e policisë sekuestruan rreth 8,04 milionë dollarë në lira turke dhe në monedha të huaja cash gjatë kontrolleve të kryera në ambientet të menaxhojnë këto pika, të cilat kanë grumbulluar rreth tre miliardë lira (574 milionë dollarë) në sajë të basteve të paligjshme, sipas burimeve të policisë.

Shumat e parave që lidhen me këto baste të paligjshme kalonin në llogaritë bankare të 72 kompanive dhe 394 individëve, shtojnë burimet./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.