SPANJË – Rajoy dëshmitar në procesin e indipendentistëve

MADRID, 1 shkurt /ATSH-AFP/ – Ish-kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy renditet në mesin e qindra dëshmitarëve që do të merren në pyetje gjatë procesit gjyqësor ndaj liderëve indipendentistë katalanas që do të nisë më 12 shkurt në Gjykatën e Lartë të Madridit, njoftoi sot institucioni.

Rajoy i cili u rrëzua qershorin e kaluar nga një mocion mosbesimi, ishte në pushtet në momentin e përpjekjes për formimin e një shteti të pavarur të Katalonjës tetorin e 2017./ /v.b/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.