SHBA – Trump: Një traktat i ri mbi kontrollin e armëve që respektohet nga të gjithë

UASHINGTON, 1 shkurt /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump tha se Rusia nuk i është përmbajtur Traktatit mbi Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme (INF), por shpreson se mund të arrihet një pakt më i mirë.

“Njër anë nuk e ka respektuar”, tha Trump për reporterët në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne e kemi bërë, por ana tjetër jo”, vazhdoi ai.

“Shpresoj se jemi në gjendje t’i mbledhim të gjithë në një dhomë dhe të bëjmë një traktat të ri që do të jetë shumë më i mirë… por të gjithë duhet ta respektojnë atë”, tha presidenti amerikan.

Trump insistoi gjithashtu se “SHBA-ja nuk mund të qëndrojë në dizavantazh”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.