Rama: Berisha furnizoi me naftë tanket e Beogradit, sot e quan Thaçin argat albanofob të tyre

TIRANË, 1 shkurt /ATSH/ “Furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit, ndërsa sot e quan Presidentin e Kosovës argat albanofob të Beogradit”, tha sot Kryeministri Edi Rama, duke kujtuar disa nga qëndrimet e deputetit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, karshi Kosovës.

Ndër të tjera, Rama kujtoi edhe thirrjen për të refuzuar Rambujenë, ndërsa tha se “vesi del me shpirtin”.

“Furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit. Bëri thirrje për të refuzuar Rambujenë. Shpalli terroristë marksistë-leninistë luftëtarët e UÇK. Ibrahim Rugova s’denjoi t’i fliste më derisa vdiq. Sot e quan Presidentin e Kosovës argat albanofob të Beogradit! Vesi del me shpirtin”, u shpreh Rama./m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.