Pjesëmarrje maksimale nga studentët e Drejtësisë, mësim edhe në fundjavë

103

TIRANË, 1 shkurt /ATSH/ – Për të tretën ditë radhazi studentë të Fakultetit të Drejtësisë po zhvillojnë mësim në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”. Ata thanë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se shumica e studentëve kanë ardhur në auditorë.

Një student tha për ATSH së mësim do të zhvillohet edhe të shtunë e të dielë.

“Na ka ardhur një njoftim nga sekretaria e Fakultetit ku thuhet se do të zhvillojmë mësim edhe në fundjavë, të shtunë dhe të diel”.

Ndërsa një student tjetër tha se te premten do të zhvillohet mësim deri në orën 19 të mbrëmjes. “Sot do zhvillojmë mësim nga ora 2 deri në orën 7”.

“Pasditeve po zëvendësojmë orët që kemi humbur, dhe për këtë arsye do të zhvillojmë mësim edhe të shtunë dhe të diel. Kanë ardhur në mësim të gjithë dhe po zhvillohet mësim normalisht këtu te gjimnazi “Petro Nini Luarasi”, tha një studente e Juridikut.

“Mësimi ka filluar normalisht dhe sot do të bëjmë mësim deri në orën 7”, tha një student për ATSH. /o.l/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.