Ligji për Arsimin e Lartë, 6 pedagogë takim me ministren Shahini

TIRANË, 1 shkurt/ATSH/ Gjashtë prej pedagogëve të cilët kërkojnë rrëzimin e Ligjit për Arsimin e Lartë zhvilluan sot një takim me ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini.

Ata i kishin lënë afat deri sot Ministrisë së Arsimit për të reaguar për kërkesat e tyre dhe në mbështetje të kërkesave të studentëve.

Në kërkesat e tyre, ata janë shprehur kundër ligjit “Për arsimin e Lartë”, si dhe kërkojnë shprehjen e vullnetit të qeverisë për fillimin e procesit legjislativ për hartimin e një ligji të ri për Arsimin e Lartë, në bashkëpunim me studentë dhe pedagogë në një proces konsultimi të hapur dhe gjithëpërfshirës.

Ata kërkojnë “rritjen e buxhetit për arsimin e lartë publik, si dhe miratimin e statusit të pedagogut”.

Pedagogët që zhvilluan takim me ministren e Arsimit ishin Mark Marku, Agron Gjekmarkaj, Marinela Sota, Altin Shegani, Jani Marka dhe Erika Bejko.

/m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.