INFORMATIKË – Futbollit i shtohet edhe trajneri virtual

186

MILANO, 1 shkurt /ATSH-ANSA/ – Shumë shpejt në pankinën e trajnerit në futboll do të shtohet edhe “virtual coach” (trajneri virtual), që është një algoritëm që analizon në kohë reale sasitë e mëdha të informacionit që mblidhet nga kamerat që janë drejtuar nga fusha për t’i dhënë trajnerit të dhëna të sakta nëpërmjet të cilave mund të përmirësojë modelin e lojës.

Madje shumë shpejt do të mund të përmirësojë edhe eksperiencën e tifozëve në stadium, duke mundësuar inkuadrimin e lojës me smartfonë dhe për ta parë nëpërmjet realitetit të modifikuar.

Ky instrument, i menduar për rrjetin 5G mund të integrohet edhe në platformat televizive, është zhvilluar nga studiuesit e “Math&Sport”, një kompani e krijuar nga Politekniku i Milanos, që kanë ndihmuar më parë me modelet e tyre matematikore që kombëtarja italiane e volejbollit për femra të fitojë medaljen e argjendtë në botëror.

“Po zhvillojmë një algoritëm që përpunon në vazhdimësi të dhënat që vijnë nga sistemet video dhe i dërgon të dhëna në kohë reale stafit teknik apo analistëve të ndeshjeve të dhëna specifike mbi të cilat të përmirësojnë modelet e tyre të lojës ose si t’i përgjigjen strategjive të kundërshtarëve”, shpjegon Ottavio Crivaro, themelues i kësaj kompanie.

“Në këtë mënyrë do të jetë e mundur që të identifikohet menjëherë çfarë e ka bërë të efektshëm një veprim në sulm apo cilat lëvizje kanë gjeneruar rreziqe në mbrojtje”, thekson ai.

Eksperimentimet e para parashikohen brenda vitit në bashkëpunim me “Vodafone Italia”, që në Milano do të ofrojë linjën e parë 5G në Itali. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.