INDI – Një leopard në arrati përhap panik

NJU DELHI, 1 shkurt /ATSH-AFP/ – Një leopard ka përhapur panik për gjashtë orë pasi shëtiste krejt i shkujdesur në Jalandhar, një qytet i Pendjab në veri të Indisë, pasi ka trembur, madje edhe kafshuar, disa banorë përpara se të kapej.

Videot u bënë virale ku leopardi shfaqej duke vrapuar rrugëve të këtij qyteti me 800 000 banorë, duke kapërcyer mure, futur mes për mes kopshteve dhe sulmuar banorët nën vështrimin e turmës.

Ai u ndalua në një shtëpi ku është vënë në gjendje gjumi në sajë të një pushke hipodermike.

Sipas drejtuesve për mbrojtjen e natyrës së Pendjab, leopardi kishte zbritur nga kodrinat e Himachal Pradesh, një shtet fqinj dhe kishte ardhur deri në Jalandhar nëpërmjet pyjeve dhe fushave.

Turma ndërsa përpiqej të kundronte leopardin ka komplikuar edhe më shumë kapjen e tij dhe policisë i është dashur madje të bllokojë disa rrugë për të ndaluar spektatorët.

Kafsha e përgjumur është vendosur në një kafaz dhe u dërgua në kopshtin zoologjik të Chhatbir (Pendjab) ku do të qëndrojë nën vëzhgim disa ditë përpara se të vendoset për fatin e tij./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.