“Chelsea” jep përsëri në huazim Batshuayin

TIRANË, 1 shkurt ATSH/ – Michy Batshuayi ka një skuadër të re. Përfaqësuesi i Belgjikës, që është në pronësi të “Chelseat” dhe ishte huazuar tek “Valencia” nuk po gjente hapësira në Spanjë, ndaj dhe u rikthye në Premier Ligë te “Crystal Palace” me të njëjtën formulë, huazim deri në verë.

25-vjeçari, i cili ka kontratë deri në vitin 2021 me “Blutë” shpreson të rigjejë formën më të mirë në Premier Ligë, teksa për të është huazimi i tretë pas aventurave me “Borussia Dortmundin” dhe “Valencian”.

Me Maurizio Sarrin si trajner, lojtari belg nuk pritet të ketë të ardhme te “Chelsea” dhe në verë do të zgjidhet përfundimisht e ardhmja e tij.

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.