Bulqizë/ Punësohet si edukatore falë Zyrave të Punës

TIRANË, 1 shkurt/ATSH/ Punësimet e ndërmjetësuara përmes Zyrave të Punës në gjithë vendin vijojnë me ritme të larta.

Një rast i suksesshëm ndërmjetësimi ishte edhe ai i Zyrës së Punësimit Bulqizë. Orjada Karaj u punësua si edukatore në arsimin parashkollor pranë bashkisë Bulqizë në fshatin Kocaj, njësia administrative Fushë-Bulqizë.

“Në Zyrën e Punës Bulqizë, por edhe në çdo zyrë tjetër pune në vend ka ende vende të lira pune të regjistruara, prandaj, të gjithë ju që jeni të interesuar të filloni një punë apo një karrierë të re ejani dhe paraqituni pranë zyrave tona dhe do të mund të përfitoni nga ndërmjetësimi në punë apo edhe nga këshillimi për karrierë”, thuhet në një njoftim të Shërbimit Kombëtar të Punësimit. /m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.