BRUKSEL – NATO-ja mbështet tërheqjen amerikane nga traktati INF

BRUKSEL, 1 shkurt /ATSH-AFP/ – NATO-ja mbështeti sot tërheqjen amerikane nga traktati INF mbi armët bërthamore me Rusinë, duke i kërkuar Moskës që të rikthehet brenda gjashtë muajve në respektimin e plotë dhe të verifikueshëm të detyrimeve të saj në çështjet e çarmatosjes.

“Aleatët mbështesin plotësisht këtë vendim”, njoftoi NATO-ja në një komunikatë, të publikuar pas njoftimit nga SHBA-ja për tërheqjen e saj nga ky traktat thelbësor i nënshkruar në vitin 1987.

“Nëse ajo nuk nderon detyrimet që janë të sajat në kuadër të traktatit INF (…) për t’u rikthyer në një respektim të plotë dhe të verifikueshëm para se tërheqja amerikane të hyjë në fuqi, brenda gjashtë muajve, Rusia do të jetë përgjegjëse për shpërbërjen e traktatit”, gjykoi Aleanca e Atlantikut.

“Ne vazhdojmë të aspirojmë për një marrëdhënie konstruktive me Rusinë, për aq se e lejojnë veprimet e kësaj të fundit”, insistoi organizata në komunikatën e saj.

SHA-ja njoftoi sot tërheqjen nga ky traktat mbi armët bërthamore me rreze të mesme, që quhet INF. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.