3 vende vakante për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së

TIRANË, 1 shkurt ATSH/ – Kuvendi ka njoftuar shpalljen e 3 vendeve vakante për anëtar të Këshillit Drejtues të RTSH-së.

Në njoftimin e Kuvendit theksohet se Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, pasi konstatoi mbarimin e mandatit katërvjeçar të tre anëtarëve të zgjedhur prej Kuvendit vendosi shpalljen e tre vendeve vakante për anëtar të Këshillit Drejtues të RTSH-së.

Kuvendi fton për paraqitjen e kandidaturave për anëtar të Këshillit Drejtues të RTSH-së, shoqatat dhe grupimet e medieve elektronike; shoqatat e medias së shkruar; profesoratin dhe shoqatat e inxhinierisë elektrike dhe elektronike; profesoratin e së drejtës, gazetari-komunikimit dhe ekonomisë, shoqatat e juristëve dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë; organizatat jofitimprurëse që veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut, të drejtave të fëmijëve ose kërkimeve në politikat publike, ose përfaqësues të shoqatave që veprojnë në fushën e mbrojtjes së personave me aftësi të kufizuar.

Afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave është data 1 mars 2019. /gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.