SHBA – Trump takohet me zëvendëskryeministrin kinez për çështjen e tregtisë

UASHINGTON, 31 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump do të takohet sot me zëvendëskryeministrin kinez, Liu He, në ditën e dytë të takimeve për tregtinë në Uashington mes zyrtarëve të nivelit të lartë nga të dyja vendet, të cilët po diskutojnë për të arritur një marrëveshje dhe të shmangin më shumë tarifa.

“Do të takohem sot me krerët dhe përfaqësuesit e tyre sot në Zyrën Ovale”, shkruan Trump në “Twitter”.

“Asnjë marrëveshje përfundimtare nuk do të bëhet deri sa miku im presidenti Xi dhe unë të takohemi në një të ardhme të afërt për të diskutuar dhe rënë dakord në disa prej pikave më të vështira dhe më të debatuara”, shtoi Trump duke thënë se ai kërkon një marrëveshje të plotë pa lënë asgjë të pazgjidhur.

Presidenti amerikan konfirmoi se pa marrëveshje, tarifat mbi produktet kineze do të rriten më 1 mars.

Megjithatë Trump u tregua optimist duke thënë se, “takimet po ecin me qëllimin dhe frymën e pajtimit nga të dyja palët”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.