Rama: Me Amerikën komunikojmë drejtpërdrejtë

TIRANË, 31 janar/ATSH-Maela Marini/ “Me Amerikën, kjo qeveri dhe unë personalisht komunikojmë drejtpërdrejtë”, deklaroi sot në Kuvend, Kryeministri Edi Rama, ndërsa theksoi se “është në pritje të një komunikimi të drejtpërdrejtë me Shtëpinë e Bardhë”.

“Asgjë e re nga fronti i opozitës. Një tallaz fjalësh që nuk ka shans të çorodisë asnjë shqiptar të vetëm. Tani meqë ju e doni Amerikën, dhe meqë ju i dini shqiptarët në 2019 kaq të pashëtitur e kaq të pamësuar, sa mund t’i tërhiqni mbas vetes duke u thënë: ‘e tha Amerika’, unë po ju them juve që me Amerikën, ne, kjo qeveri dhe unë personalisht, komunikojmë drejtpërdrejtë. Pas kësaj fjale do të jem i detyruar t’ju lë, sepse jam në pritje të një komunikimi të drejtpërdrejtë me Shtëpinë e Bardhë, dhe në varësi të saj do të jem i autorizuar t’ju them do t’ju informoj patjetër”, iu drejtua Rama deputetëve të opozitës në sallë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.