QSUT, shërohet bebja 11-ditëshe pas ndërhyrjes së rrallë

TIRANË, 31 janar/ATSH/ – Një bebe vetëm 11-ditëshe gëzon shëndet të plotë, falë  ndërhyrjes së mjekëve të Qendrës Spitalore Universitare Tiranë.

Ky lajm u dha nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu.

“Një ndërhyrje e rrallë tek një bebe vetëm 11-ditëshe me keqformim të palcës së kurrizit u realizua me sukses nga ekipi i mjekëve të neurokirurgjisë, kirurgjisë pediatrike, reanimacionit pediatrik dhe shërbimit të djegie-plastikës në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë”, thekson ministrja.

Manastirliu shprehet se “falë investimit të fundit të MSHMS-së për rezonancën e re moderne në neurokirurgji, u bë i mundur identifikimi i keqformimit të rrallë dhe me profesionalizmin e ekipit multidisiplinar të mjekëve të QSUT, bebja sot gëzon shëndet të plotë”. /k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.