Parashikimi i motit, 31 janar 2019

TIRANË, 31 janar/ATSH/ – Vendi për ditën e sotme do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti fillimisht do të jetë i vranët me intervale kthjellimesh në mesditë e pasdite.

Parashikohen reshje shiu të vazhdueshme në të gjithë vendin që prej orëve të mëngjesit me intensitet deri mesatar. Lokalisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me shkarkesa elektrike lokale përgjatë vijës bregdetare dhe Ultësirës Perëndimore. Prej orëve të mesditës reshjet humbin intensitet duke marrë karakter lokal. Në zonat malore në Verilindje, Lindje e Juglindje mbi 800 metra do të ketë reshje bore.

Mjegull e mjegullinë lokale nga reshjet e shiut dhe të borës.

Era do të fryjë nga Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi 1-15 m/sek, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 3-4 në detet Adriatik e Jon, me lartësi vale 1.2-2.0 metra.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 2/10 re shi rrufe
Kukës 1/8  re shi
Lezhë 5/10  re shi diell
Dibër -1/6  re shi borë
Durrës 6/13  re shi diell rrufe
Tiranë 6/13  re shi diell
Elbasan 5/12  re shi diell
Berat 5/11  re shi diell
Vlorë 6/12  re shi diell rrufe
Korçë -1/5  re borë
Gjirokastër 3/9  re shi diell
Sarandë 6/13 re shi diell

 

/a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.