METEO – Natë kallkan për Europën, minus 40 gradë Celsius

STOKHOLM, 31 janar /ATSH-ANSA/ – Nata e djeshme ka qenë më e ftohta në shumë vende të Europës Veriore.

Shërbimi suedez i motit regjistroi në veri të vendit, në Nikkaluokta, Lapland, temperaturën minus 39,5 gradë Celsius.

Temperatura të ngjashme kanë ndodhur edhe në veri të Norvegjisë dhe Finlandës.

Megjithatë, shërbimi specifikon se mesatarisht në Suedi, muaji janar ishte më i ngrohtë se normalja”.

Agjencia suedeze TT shton se temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë në vend ka qenë në vitin 1966, po në Lapland, me minus 52,6 gradë Celsius.

I ftohti intensiv ka mbërritur edhe në Britaninë e Madhe, ku ekspertët regjistruan natën më të ftohtë deri tani këtë dimër, me temperatura që në Skoci kanë prekur minus 11 gradë Celsius./    /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.