LONDËR – Industria automobilistike në alarm për një Brexit pa marrëveshje

LONDËR, 31 janar /ATSH-ANSA/ – Industria britanike e makinave ngre alarmin për një Brexit hipotetik pa marrëveshje duke paralajmëruar se do të ishte katastrofike për këtë sektor.

“Më pak se dy muaj nga data e daljes tonë nga BE dhe rritjes së rrezikut të një divorci traumatik, industria e makinave është në gatishmëri të lartë”, tha Mike Hawes, numri një i Shoqatës së Motorave.

Hawes theksoi se pasiguritë rreth Brexit janë përgjegjëse për rënien me 46% të investimeve në këtë sektor.

Ndërkohë, në Londër mendojnë se qeveria nuk është plotësisht e gatshme për të përballuar ndikimin e pritur në rast të daljes pa marrëveshje për fusha të tilla si doganat ose shëndetësia./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.