KPA shpall sot vendimin për gjyqtarin Artan Laze

TIRANË, 31 janar /ATSH – I. Vata/ – Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të shpallë sot vendimin për Artan Laze, gjyqtarë në Gjykatën e rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Dy ditë më parë, më datë 28 janar, Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi seancën gjyqësore publike lidhur me ankimin e gjyqtarit Artan Lazaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Gjatë kësaj seance, subjekti i rivlerësimit paraqiti konkluzionet përfundimtare dhe i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin e tij në detyrë.

Trupi gjykues, pasi bëri shqyrtim të plotë të ankimit në seancë dëgjimore publike, mori në shqyrtim të gjithë dokumentacionin e grumbulluar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, çdo akt e provë ne lidhje me vendimin e Komisionit; pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare dhe zgjidhi çdo kërkesë procedurale të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit, vendosi t’i japë fund shqyrtimit dhe të shpallë vendimin përfundimtar më datë 31 janar 2019, ora 12:00. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.