FOTO/ Fundjavë artistike për publikun e vogël

TIRANË, 31 janar /ATSH/ – Fundjava po afron dhe vogëlushët i presin dy shfaqje që ata i duan shumë në Teatrin Kombëtar Eksperimental ”Kujtim Spahivogli”.

“Princi dhe i varfëri” është historia mbresëlënëse e Tomit, një djalosh endacak por me një vullnet të hekurt dhe Eduardit, princi i Uellsit. Ata do të takohen rastësisht një ditë, për t’i dhuruar njëri- tjetrit miqësi dhe një aventurë të bukur.

“Faraoni” një histori magjike me një faraon të ligë, dy shtriga qesharake dhe një fëmijë që përmes kësaj aventure arrin të bashkojë prindërit në prag divorci.

Këto dy shfaqje do vijnë për publikun e vogël gjatë fundjavës ku “Princi dhe i varfëri” do të shfaqet të shtunën në oraret 10.30 dhe 11.30 dhe “Faraoni”  të dielën ora 10:30 dhe 11:30. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.