Xhoana Lilaj emërohet anëtare e Këshillit Drejtues të AKEP

TIRANË, 30 janar /ATSH/ – Xhoana Lilaj është emëruar anëtare e Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Në mbështetje të ligjit “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave, vendoi për emërimin e Xhoana Lilajt si anëtare e Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, në cilësinë e organit rregullator në fushën e komunikimeve elektronike, në ushtrim të kompetencave ligjore për  mbikqyrjen, monitorimin dhe kontrollin e këtij tregu ka 5 anëtarë në Këshillin Drejtues të tij.  /e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.